Lajme

Vushtrri, sulmohet seksualisht një e mitur derisa ishte në taksi

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 05 August 2023

Një vajzë e mitur ka thënë dje në polici se derisa ishte në një kerr taksie në Vushtrri ishte sulmuar nga një i dyshuar.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare e  mitur ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera