Lajme

Vulin takohet me Putinin: Kur Rusia kujdeset për Serbinë, atëherë është me e lehtë për ne serbët

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 04 September 2024

Presidenti rus Vladimir Putin foli me zëvendëskryeministrin serb Aleksandar Vulin në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok. Ministri serb ka përcjellë një mesazh personal të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në fillim të bisedës, Putin shprehu shpresën se nënkryetari i qeverisë serbe do të vlerësojë mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Beogradit dhe Lindjes së Largët Ruse.

“Shpresoj që udhëtimi juaj i biznesit të jetë i suksesshëm dhe i dobishëm në çdo rast, ju do të jeni në gjendje të shikoni dhe vlerësoni me kujdes mundësitë e bashkëpunimit me një rajon kaq të madh dhe premtues të Federatës Ruse si Lindja e Largët,” tha ai sipas Sputnik.

-Advertisement-

Siç theksoi ai, Rusia luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e furnizimit me energji për Serbinë me kushte të shkëlqyera për Beogradin.

“Për fat të keq, sa i përket lidhjeve tregtare dhe ekonomike, po shohim një rënie të lehtë të vëllimit të tregtisë, e di që ju në Qeverinë e Serbisë po merreni me këto çështje”, tha Putin gjatë takimit.

“Përcillni përshëndetje Presidentit Vuçiq. E presim në eventet në kuadër të takimit të liderëve të BRICS në Kazan në formatin ‘outreach’ të BRICS. Ju kemi dërguar një ftesë, shpresoj që zoti President ta pranojë”, përfundoi Putin.

Vulin, nga ana e tij, tha se ishte një nder dhe privilegj i madh për të që të fliste me Putinin.

“Besoni se është një inkurajim i madh për të gjithë serbët. Kur Rusia kujdeset për Serbinë, kur i intereson se ku jeton dhe çfarë bën Serbia, atëherë është më e lehtë për ne serbët. Po të mos kishte mbijetuar Rusia gjithë këta shekuj, as Serbia nuk do të ekzistonte. Ne jemi popuj që na lidh jo vetëm e kaluara e përbashkët, por edhe e ardhmja. Shfrytëzoj këtë mundësi dhe është një nder i madh për mua që mund ta bëj këtë për t’ju përcjellë përshëndetjet personale, të ngrohta, vëllazërore të Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe urimin e tij që të vazhdoni të jeni të fortë, të shëndetshëm, të mençur dhe të udhëheqni vendin tuaj për të mirën e popullit të Rusisë për një kohë të gjatë”, tha nënkryetari i qeverisë serbe, Vulin.

“Siç e dini, Serbia nuk është vetëm partner strategjik i Rusisë, Serbia është edhe aleate e Rusisë. Dhe për shkak të kësaj, presioni ndaj nesh nga Perëndimi është i madh. Por Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq është një Serbi që nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, që nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë dhe që kurrë nuk do të lejojë që të kryhen veprime anti-ruse në territorin e saj. Serbia nuk është bërë dhe nuk do të bëhet pjesë e histerisë antiruse. Ne e respektojmë dhe vlerësojmë Rusinë, dhe forumi në të cilin jemi është dëshmi se sa e gabuar dhe sa budallaqe është përpjekja për të izoluar Rusinë. Kjo thjesht nuk është e mundur. “Serbia kurrë nuk do të marrë pjesë në një politikë të tillë,” shtoi Vulin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera