Vukotiq dënohet me 10 vjet burg, Rushiti: S’jemi të kënaqur, do t’i drejtohemi përsëri Gjykatës së Apelit
Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 11 November 2022
Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë shqyrtimit të ri gjyqësor përsëri ka shpallur, Zoran Vukotiqin, përgjegjës për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe e dënoi me 10 vjet burgim.
Në lidhje me këtë, Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka thënë se s’janë të kënaqur me këtë dënim.
Rushiti shtoi se do t’i drejtohen përsëri Gjykatës së Apelit, në mënyrë që t’i rritet dënimi Vukotiqit.
“Rasti i parë nga institucionet e Kosovës, i vetëm është rasti i Zoran Vukotiqin, ky rast në veti paraqet fuqizim për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe për tërë familjarët e tyre, dhe iu kthen shpresën dhe besimin, të gjithë atyre që kanë përjetuar këtë krim, sado e vonuar drejtësia një ditë do të vihet në pah, dhe ata të cilët e kanë kryer këtë krim gjatë luftës, mund të vendosen prapa grilave siç e kemi rastin e Vukotiq”, ka theksuar Rushiti.
“Në fakt as ne nuk jemi të kënaqur dhe as dëshmitarët që e kanë mbijetuar këtë krim, për faktin që në rrethanat se si është ushtruar brutaliteti i dhunimit; humbjet shpirtërore, emocionale, fizike dhe mbi të gjitha humbjet e dy fëmijëve, gjatë periudhës sa ka qenë shtatëzanë, mendojmë që është vendim shumë i ulët”.“Prandaj do t’i drejtohemi prapë Gjykatës së apelit, me shpresë që kësaj radhe, Gjykata e Apelit do të merr gjitha rrethanat parasysh, që ky dënim të rritet më lartë”.
Të tjera
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...
-
Në KQZ hidhen dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër
Anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës ...
-
Detaje të reja nga vdekjạ e 36-vjeçarit në QKMF-në në Podujevë
Një 36 vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ai kis...
-
“656 euro” – Banorin e Arllatit e shokon fatyra rrymës
Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situ...
-
Përurohet çerdhja në Obiliq, Xhafer Gashi: Kishim kërkesa të vazhdueshme për realizimin e këtij projekti
Kryetari i Komunës së Obiliqit sot së bashku më Ministren e Arsimit, Arbërie ...
-
Një nga lagjet më të bukura të Amerikës u fshi nga faqja e dheut, vetëm një pallat mbeti i paprekur!
Një ndërtesë shumëkatëshe pranë segmentit të autostradës së Bregut të Paqësor...
-
Linda Bekteshi fton diasporën të votojë: Çdo votë e juaja është e vlefshme dhe e rëndësishme, si asnjëherë më parë
Kandidatja për deputete me numër 66 nga rradhët e LDK-së, Lendita Bekteshi ka...
-
Avokati Koci: U vërtetua që hetuesi policor s’morri pjesë në tubimin e PDK-së, rikthehet në detyrat e tij
Zyrtari policor Idriz Gashi i cili u raportua se mori pjesë në tubim elektora...
-
Pensionet për kategoritë e lụftës, sa janë aktualisht e sa do t’i marrin me rritje nga ky muaj
Qeveria e Kosovës e ka miratuar të premten rritjen e pensioneve për të gjitha...
-
“E kemi shkrujtë ma puno një spital në Prishtinë” – Lumir Abdixhiku e pranon që projektet i krijuan me CHATGPT
Lidhja Demokratike e Kosovës prezantoi para pak javësh një sërë projektesh, t...
-
Jasharaj: Gjatë qeverisjes Kurti, asnjë kërkesë e punëtorëve nuk është realizuar
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka shprehur zhgënjimin e tij për qasje...
-
Hamza flet për teknologji: Do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore
Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së, ka folur sot për ...