Lajme

Vuçiqi ia shpreh “shqetësimin” Lajçakut për situatën në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 31 August 2024

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, i tha përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një bisedë “të hapur dhe të sinqertë”, se ai është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për “dhunën e fundit në Kosovë” dhe për “shkeljen e përsëritur të të drejtave dhe për rrezikimin e sigurisë së popullatës nga lëvizjet arrogante dhe ilegale” të Republikës së Kosovës.

“Kam kërkuar një reagim konkret dhe të qartë nga BE-ja dhe shtetet anëtare – jo vetëm në dënimin e lëvizjeve të tilla, por edhe në parandalimin e tyre dhe mbrojtjen e serbëve. Serbia mbetet një partner i përgjegjshëm i BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, por do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të parandaluar terrorin kundër popullit të saj”, ka shkruar Vuçiqi në profilin e tij në Instagram.

Vuçiqi dhe Lajçaku u takuan sot në Pragë në margjinat e Forumit Rajonal të Sigurisë (GLOBSEC).

-Advertisement-

Në këtë forum, Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Gjatë ditës së djeshme, autoritetet e sigurisë ndërmorën një aksion në katër komunat e veriut ku u mbyllën objektet ku funksiononin institucionet ilegale të Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera