Lajme

Vuçiqi del prej kufijve shtetëror: Kishat në Mal të Zi janë serbe, ashtu si ato në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 14 January 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një konference me gazetarët, tha se autoritetet e Malit të Zi duhet të bëjnë dialog në lidhje me Ligjin mbi liritë fetare me Kishën Ortodokse Serbe, pjesë e të cilës është Mitropolia Malazeze-bregdetare.

“Autoritetet malazeze flasin për Mitropolinë Malazeze-Bregdetare, ndërkaq duhet të flasin për Kishën Ortodokse Serbe”, ka thënë Vuçiq.

“Ta kenë të gjithë të qartë, se bëhet fjalë për Kishën Ortodokse Serbe me seli në Beograd. Ky ka qenë qëndrimi ynë dhe në bisedat me shqiptarët, në Bruksel, që ata të mos i shpikin si kisha të veta”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Mali i zi ka miratuar ligjin e ri mbi liritë fetare. Si pasojë e kësaj ka pasur protesta të shumta në Malin e Zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera