Vuçiq tregon gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 21 August 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova në rundin e fundit të dialogut në Bruksel kishte shkuar për të diskutuar për një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e raporteve me gjashtë pika.
Sipas tij, këto pika janë: Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe: njohja reciproke dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare; Zgjidhja e problemeve nga e kaluara: zgjidhja e problemit të të pagjeturve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike dhe kthimi i objekteve, dëmshpërblimet e luftës që Serbia duhet t’i paguajë të gjitha. Pastaj bashkëpunim në të ardhmen; Respektim reciprok për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës; Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe dispozitat përfundimtare.
Këto komente Vuçiq i bëri gjatë një adresimi drejtuar kombit më 21 gusht, pasi u takua në Beogradi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Pas takimeve në Bruksel, Qeveria e Kosovës kishte bërë të ditur se kishte diskutuar për dy çështje, për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes përfundimtare dhe për targat e dokumentet serbe.
“Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë”, u tha në deklaratën e Qeverisë të lëshuar mbrëmjen e 18 gushtit.
Në Beograd, Vuçiq tha se ditëve të fundit në mesin e popullatës serbe në Kosovë ka mbretëruar frika dhe tha se ata “janë të mbështetur për muri”. Ai tha se në rundin e fundit të dialogut në Bruksel, Prishtina ka refuzuar çdo propozim për targat dhe dokumentet serbe.
Por, sipas presidentit serb mesazhi i Serbisë për popullatën serbe në Kosovë është se “pa marrë parasysh se çfarë është situata, nuk do të ekzistojnë kolonat e refugjatëve sepse ne do të shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi”.
Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 18 gusht në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimet në Bruksel përfunduan pa marrëveshje rreth tensioneve të fundit, që kanë të bëjnë me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.
Presidenti serb përsëriti se në Bruksel është kërkuar që të kthehen targat KS, për të zëvendësuar ato që i lëshon Serbia për Kosovën (KM, UR, PR e të ngjashme), por ky propozim është refuzuar.
Targat KS kanë status neutral karshi shtetësisë së Kosovës.
“Atyre nuk u intereson ta zbatojnë atë, vetëm se si u shkatërruan jetët e serbëve nga Kosova dhe Metohia. Ata refuzuan gjithçka. Dhe targat KS, dhe gjithçka. Sepse i vetmi qëllim i torturimit të popullit tonë në Kosovë është dëbimi përfundimtar i tyre”.
“Qëllimi është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe të bëhet përndjekja e serbëve nga Kosova”, shtoi Vuçiq.
Në dialogun e Brukselit, Vuçiq tha se të gjitha propozimet e Serbisë ishin që të gjendej një kompromis, por ato nuk u pranuan nga Kosova.
Ai po ashtu foli edhe për vendimin e Kosovës për dokumentin për hyrje-dalje, në vlefshmëri prej 90 ditësh. Sipas tij, lëshimi i këtyre dokumenteve nga Kosova është një “çmenduri.
“Serbët duhet të marrin sërish vizë për të jetuar në shtëpinë e tij. QUINT pajtohet, të paktën ata në Prishtinë. Ata në Bruksel ishin më korrektë”, tha Vuçiq.
Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës për të kundërshtur dy vendimet e Qeverisë në Kurtit, për targat dhe dokumentet serbe.
Por, pasi barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës njoftoi për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për një muaj.
Vendimi i parë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia, në ato RKS (Republika e Kosovës). Targat me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PZ e të ngjashme – që lëshohen nga Serbia, konsiderohen ilegale nga Prishtina zyrtare.
Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, që hyjnë në Kosovë. Këtë dokument, Serbia ua lëshon shtetasve të Kosovës qe 11 vjet dhe derivon nga Marrëveshja për lirinë e lëvizjes që palët kanë arritur në Bruksel më 2011./rel
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...