Vuçiq thotë se nuk ka afat për miratimin e planit franko-gjerman

Autori: Gazeta inFokus
23:11 | 01 February 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk ka afat kohor për miratimin e planit franko-gjerman për Kosovën.
“Që të gjithë ata do të dëshironin që kjo të ndodhte nesër, por nuk mund të ndodhë nesër, pikë”, tha Vuçiq, teksa qëndroi në Bullgari ku mori pjesë në nisjen e ndërtimit të gazsjellësit që do të sjellë gaz nga ky shtet në Serbi.
Plani i Bashkimit Evropian – apo siç njihej edhe si plani franko-gjerman – ka të bëjë me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky plan po ashtu ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.
Plani nuk është bërë publik, por i është prezantuar Kosovës dhe Serbisë në shtator dhe në dhjetor të vitit 2022.
Vuçiq do të marrë pjesë në seancën e posaçme të Parlamentit serb më 2 shkurt, ku do të diskutohet për Kosovën.
Ai tha se nuk beson se do të arrihet unitet në Parlament lidhur me planin për Kosovën.
“Është e natyrshme që njerëzit të mos pajtohen, por jo që ne të mos pajtohemi sepse ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë nesër, kur nuk mund të flisni vetëm për letra dhe dokumente, por po ashtu edhe për rrethanat”, tha presidenti serb.
Ai përsëriti se nuk ka nënshkruar asnjë dokument.
“Nuk kam asgjë për të cilën duhet të kërkoj falje, nuk kam nënshkruar asgjë. Kam punuar me nder, kam luftuar për shtetin në përputhje me mandatin tim kushtetues”, tha ai.
I pyetur lidhur me kërkesën e opozitës së krahut të djathtë që të refuzohet plani evropian, Vuçiq tha se kjo është e drejta e tyre demokratike.
“Nuk mendoj se dikush në Serbi do të jetë i lumtur me këtë plan”, shtoi ai.
Në seancën e Parlamentit serb, ku do të diskutohet për Kosovën, deputetëve do t’iu prezantohet një raport për procesin e negociatave me Kosovën nga 1 shtatori 2022 deri më 15 janar 2023.
Raporti është dërguar në Parlament nga Qeveria serbe. Por, në këtë raport nuk përmendet propozimi franko-gjerman.

Të tjera
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...
-
Vd*es një burrë në Gjilan, iu përkeqësua gjendja derisa po udhëtonte
Një burrë i moshës 62-vjeçare ka vdekur këtë të hënë në Gjilan. Rastin e k...
-
Samiti dyditor në Shkup: Kurti e Vuçiq takohen nesër
Nesër, më 1 korrik, në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, komisionerja për Z...
-
Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë mes Kosovës dhe Serbisë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka deklaruar se ndon...
-
Aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se pa diplomë e ushtroi mbi 8 vjet profesionin e mjekut në dy ordinanca në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një personi nën dysh...
-
Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike
Për të 39-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta k...
-
Rama: Është mirë që Kryetarin e Prishtinës e zgjedhin kryeqytetasit e jo Kurti me vendim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se “është mirë” që kjo nuk ve...
-
Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga të padeklaruara
Një 41-vjeçar dhe një 37-vjeçare nga Kosova janë zënë me para të padeklaruara...
-
OBSH: Shumë sëmundje lindin si pasojë e vetmisë
Çdo i gjashti në botë vuan nga vetmia, e cila, së bashku me izolimin social, ...
-
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ishte pjesëmarrës në Ceremoninë e Ndërri...
-
Samiti për Planin e Rritjes, komisionerja e BE-së mbërrin në Maqedoninë e Veriut
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, mbërriti sot në Shkup për takimi...