Lajme

Vuçiq thotë se Kurti deshi ta fuste Serbinë në konflikt me NATO-n për t’ju shmangur Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 23 January 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në adresimin e tij para popullit serb, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, për siç tha futjen në konflikt mes NATO-s dhe Serbisë.

”Ata po kërkojnë konflikt sepse duan që NATO të hyjë në konflikt me Serbinë, në mënyrë që Kurti ta shmangë detyrimin, të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo është e gjithë taktika”, tha Vuçiq.

Tutje ai përmendi mossanksonimin ndaj Rusisë, si çështje problematike, për të cilën thotë se janë në shenjë të të gjithëve, për luftën ndaj Ukrainës, përcjell klankosova.tv.

-Advertisement-

”Para së gjithash, sepse jemi në radarin e të gjithëve, sepse nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe më pas për shkak të incidenteve të vazhdueshme që ka shkaktuar regjimi i Kurtit, duke dashur të na provokojë për të hyrë në konflikt dhe fajin do ta ketë Serbia”, theksoi Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera