Lajme

Vuçiq takohet me ministrin e Mbrojtjes dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 09 December 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi mëngjesin e së premtes se është takuar me ministrin e tij të Brendshëm dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe.

Ai nuk dha ndonjë detaj se për çfarë u diskutua.

“Gjatë natës dhe mëngjesit me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Millan Mojsilloviq… Nuk ka dorëzim”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

-Advertisement-

Paraprakisht, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Në pjesën veriore të Kosovës – e banuar me shumicë serbe – ka pasur disa incidente ditëve të fundit.

Nuk është e qartë nëse në takimin për të cilin njoftoi Vuçiq, u diskutua për zhvillimet në veri të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera