Lajme

Vuciq shkon në Ujman

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 07 September 2018

Përmes televizionit RTS, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq i është drejtuar popullit serb, ku paralajmëroi se të shtunën do ta vizitojë Kosovën.

Vuciq në këtë dalje televizive deklaroi se vizitën e tij në Kosovës do ta nisë nga Gazivoda, vend i cili iu ndalua më herët ta vizitonte nga autoritet kosovare, por më pas iu dha leja për këtë gjë.

Ai ka theksuar se në Kosovë po vjen për programe të caktuara zhvillimore në interes.

-Advertisement-

Vuciq ka folur edhe për seancën e dështuar të Kuvendit të Kosovës, për zgjedhjen e ekipit negociator, që do ta përfaqësonte Prishtinën në Bruksel.

Ai theksoi se Listës Serbe i është bërë presion që ta votojë për shef të delegacionit Fatmir Limajn, të cilin Vuciq e ka quajtur kriminel të luftës dhe ka thënë se është person i cili po ndiqet nga organet në Serbi.

Ndërprerjen e dialogut, Vuciq nuk e sheh si jo të mundshme.

Ai thotë se kjo do të kishte pasoja katasrofike për popullin serb e shqiptarë.

Për arritjen e një marrëveshje paqeje me Kosovën, ai ka theksuar se kjo gjë është larg të ndodhë.

Vuciq është pyetur edhe për deklarimin e Albin Kurtit për vajzën e tij.

Presidenti serb ka thënë se ka merakun për të se nuk mund t’i kushtohet, edhe të jetë pranë saj sa herë të jetë e nevojshme.

Pavarësisht nga këto ai tha se po i afrohemi fundit të një zgjidhjeje. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera