Lajme

Vuçiq pas takimit me Borrell: Serbia po kritikohet ashpër

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 18 February 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell gjatë ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq ka thënë se në takim kanë folur për përgatitjet për dialogun Kosovë-Serbi

Gjithashtu, ai tha se Serbia po kritikohet ashpër për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

-Advertisement-

“Bisedë me Josep Borell dhe përgatitje për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Serbia kritikohet ashpër se nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Bisedimet do të vazhdojnë së shpejti”, ka shkruar Vuçiq./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera