Vuçiq paralajmëron dorëheqje nga kryesimi i partisë

Autori: Gazeta inFokus
12:04 | 31 March 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njëherësh kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit, paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga kryesimi i SNS-së, pas zgjedhjeve.
“Unë do të jem aty gjatë zgjedhjes së Qeverisë dhe me siguri do të ndikoj, aq sa është e mundur, në dukjen e Qeverisë. Pastaj, do të largohem nga lidershipi i partisë”, tha Vuçiq për të përditshmen serbe Politika.
Dhjetë vjet në krye të partisë është një periudhë e gjatë, tha ai.
“Është një periudhë, gjatë së cilës SNS-ja nuk ka humbur askund. Është e pabesueshme dhe është koha që të tjerët t’i përkushtohen kësaj”, tha Vuçiq.
Ai i mohoi informacionet se vendi i tij do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen në Serbi, më 3 prill.
“Unë nuk ia kam thënë këtë kurrë askujt. Kam biseduar me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në prani të njëzet personave, por ajo nuk ka dëgjuar diçka të tillë nga unë. Janë njëzet dëshmitarë, dhjetë nga Gjermania dhe dhjetë nga ana jonë. Unë kam thënë saktësisht këtë: Nuk ju ofroj garanci për sanksione, pikë; ndërsa për paqen në Ballkan, sa i përket Serbisë, unë ju ofroj garanci”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Serbia është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
Ky pozicion nuk është në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për Rusinë.
Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të mbajtur më 2 mars, Serbia, megjithatë, i është bashkuar dënimit të pushtimit rus të Ukrainës.
Vuçiq po ashtu tha se paqja në Ballkanin Perëndimor nuk është e rrezikuar, por shtoi se duhet pasur kujdes për ta ruajtur atë.
“Nuk mund të them se paqja është e rrezikuar, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ruajmë me kujdes. Ndoshta është më mirë ta përkufizoj kështu”, tha Vuçiq./REL

Të tjera
-
Rama: Jemi duke e bërë robotin në Prishtinë, do t’i ndërtojë 600-1000 tulla në ditë nga materialet e reciklueshme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë duke e ...
-
Osmani ftohet nga presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore më 21-22 maj
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në ...
-
Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi
Kryeminsitri në detyrë Albin kurti është pyetur nga gazetarët në lidhje me nj...
-
“Dritë në netët e errëta”, Papa Leo thotë se bota po përballet me mungesë besimi
Përderisa Papa LEO XIV po vazhdon predikimin e tij, ai ka thënë se shpreson q...
-
Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri
Pas më shumë se një jave kërkime në Klos, është gjetur trupi i të riut i cili...
-
Kurti: Me luf*ëtarë si Ilir Konushevci e paimagjinueshmja bëhej e mundur
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin qeverit...
-
Pluhuri i hënës më ‘i rrallë se ari’ shkon nga Kina në Britani
Mostrat e para të shkëmbit të Hënës të sjellë në Tokë në gati 50 vjet kanë mb...
-
Dita e Europës, Rama: Shqipëria me pranë BE
9 Maji, Dita e Europës, u përkujtua edhe këtë vit në Shqipëri si një moment d...
-
Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, e viziton Brukselin më 9 maj për...
-
Abdixhiku pas dështimit të seancës: Ideja e qeverisë tranzicionale është e vetmja zgjidhje gjithëpërfshirëse
Kreu i i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në një prononcim për...
-
Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar pas seancës së Kuvendit. ...
-
Kuvendi në krizë të thellë, Edona Llalloshi: “Për Kosovën po bëhet edhe më mirë….”
Deputetja e betuar e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, është shfaqur en...