LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve, do t’i kërkohet ZRRE’së anulimi i vendimit për shtrenjtimin e rrymës dhe daljen e bizneseve në treg të lirë

Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 09 May 2025
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për t’i dorëzuar tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë me kërkesë për anulimin e dy vendimeve.
Vendimet që po kërkohet të anulohen janë ai për miratimin e Të hyrave Maksimale të Lejuara, që solli shtrenjtim të rrymës për 16.1 përqind, si dhe ai për daljen e bizneseve në tregun e energjisë së lirë nga 1 qershori.
Kërkesa do të bëhet të hënën, teksa mbledhja e nënshkrimeve po vazhdon.
“Sot kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve, që si deputetë nënshkrues do të dorëzojmë të hënën e do të kërkojmë tek zyra e ZRRE’së anulimin e dy vendimeve. Anulimin e vendit për të Hyrat Maksimale të Lejuara, që ka rezultu në rritjen e çmimit të energjisë në 16.1 përqind dhe gjithashtu vendimin tjetër për detyrimin e 1 mijë e 300 kompanive për të dalë në treg të lirë”, deklaroi Bajrami.
Kërkesë për anulimin e këtij vendimi ka bërë sot edhe Oda Ekonomike e Kosovës.
OEK thotë se kjo kërkesë bazohet në shqetësimet e shumta të anëtarëve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe në analizat që tregojnë se një hap i tillë në këtë periudhë do të kishte pasoja serioze për sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.
“Sektori privat punëson mbi 330 mijë punëtorë, dhe dalja në treg në këto kushte mund t’i sjellë shumë biznese pranë falimentimit për shkak të pamundësisë financiare për të përballuar çmimet aktuale të tregut të hapur.
Për pasojë edhe produkti vendor do të goditet rëndë. Prodhimi vendor do ta humbasë konkurrueshmërinë me produktet e importuara, duke rrezikuar edhe më shumë praninë tonë në tregjet e rajonit dhe ato evropiane, për shkak të rënies së kërkesës për produktet vendore si rezultat i rritjes së kostos së prodhimit që vjen nga shtrenjtimi i energjisë elektrike”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.
Kërkesa mban datën e 8 majit.
Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) kanë thënë se ideja e vendimit është që bizneset të kenë qasje në treg të liberalizuar të tarifave.
“Qëllimin e kemi që bizneseve në Kosovë me iu ofru me zgjedh një furnizues. Pse do të duhej me qenë një konsumator, me qenë i detyruar të merr shërbime prej një furnizuesi që është i ngarkuar me shërbim publik ose me ngarkesë të shërbimit universal, kur këta kanë mundësi me pa në ofertën e tregut të hapur nga furnizuesit e tjerë” – ka deklaruar Drejtori Menaxhues në ZRRE, Petrit Pepaj.

Të tjera
-
“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për borxhe: Po na injorojnë, kanë negociuar marrëveshje me kompani private
Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka dalë me një reagim publik në lidhje me ...
-
Hoxha – Ramës: E ke bo bërllog kryetar, e ke njollosë Prishtinën edhe respektin për arkitektin
Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje ...
-
16 të vdekur pasi tornadot godasin dy shtete të Amerikës
Të paktën 21 persona raportohet se kanë vdekur pasi tornadot goditën pjesë të...
-
Osmani dhe kryeministri i Kroacisë kryesojnë tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur me kufij të sigurt”
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Ple...
-
“Kosova në bllokadë”, Koci i kërkon Kurtit të marrë përgjegjësi si lider
Avokati i njohur, Arianit Koci, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë nd...
-
Ramadani ‘tregon’ 5 fushat në cilat ndikon kriza parlamentare: S’është vetëm çështje politike
Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka komentuar bllokadën e krijua...
-
Tahiri: Propozimi i VV-së për seanca një herë në javë është antikueshtutes, thirrje për legjitimimin e bllokadës
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka cilësuar ...
-
Del rrallë në publik, gruaja e Ramës flet për fitoren e tij: Po lidhet filli me atë çka ëndërruam në 91-ën
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, në të paktat dalje pu...
-
Macron: Në dy vjetët e ardhshme, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian
Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin N...
-
Nexhmedin Spahiu takohet me ministrin serb, Marko Gjuriq në Beograd
Politologu Nexhmedin Spahiu ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e J...
-
Osmani feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga bashkëshorti i saj
Presidentja Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 43-të. E në këtë ditë fe...
-
Sahatçiu pasi priti Macronin: Projektin për shkollën e kodimit që më mbeti pezull në Prishtinë, e realizova në Tiranë
Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, tha se një projekt që e kish...