Vuçiq nga Tirana i kërcënohet BE-së: Sot do të flasim se si më 1999 dhe 2008 u shkel integriteti teritorial i Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
12:19 | 06 December 2022
Që kur ka filluar agresioni rus dhe shkelja e integritetit territorial të Ukrainës, ka pasur presione të mëdha ndërkombëtare që Vuçiqit të shkëputet nga lidhjet e ngushta me Putinin dhe të rreshtohet krah perëndimit. Megjithatë kreu i shtetit serb vazhdon të të rri ulur në dy karrige, ndërkohë që shfrytëzon ulësen ruse për presion ndaj perëndimit dhe BE-së.
Kreu i shtetit serb sot nga Tirana është munduar që të godasë perëndimin, më konkretisht Bashkimin Evropian që po i bëjnë presion për Ukrainën, duke u përpjekur t’i akuzojë për standarde të dyfishta duke shfrytëzuar rastin e Republikës së Kosovës.
Pas shtrëngimit të duarve me Ramën, Vuçiq në adresimin e tij për media ka thënë se ka ardhur në Tiranë për të treguar qëndrimet e Beogradit dhe për të “mbrojtur interesin shtetëror dhe nacional në përputhje me Kushtetutën”.
“Sepse do ta kemi këtu një mundësi të themi çfarë mendojmë. Ne mbetemi të përkushtuar për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Por në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë interesin shtetëror dhe nacional në përputhje me Kushtetutën. Jam këtu për të dëgjuar dhe për të shpjeguar pozicionin e Serbisë. Është e rëndësishme që të marrim disa lajme të mira, dhe disa janë si mbështetja e BE-së për çështjen e energjisë dhe çështja e “roaming” është e rëndësishme për qytetarët. Dhe këto janë shenja të mira”, ka thënë Vuçiq.
Ai tutje ka thënë se Beogradi i di obligimet e veta në rrugën drejt BE-së dhe për të qenë në të njëjtën linjë me vendimet e Brukselit, megjithatë ka shtuar se është edhe një çështje tjetër për të cilën duhet diskutuar me zyrtarët e BE-së.
Vuçiq këtu ka përmendur intervenimin e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe shpëtimin e popullatës civile shqiptare nga masakrat dhe regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe aktin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës që mban vulën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Siç pretendon ish-ministri i propagandës së Sllobodan Millosheviqit, këto dy momente janë “shkelje e tmerrshme e integritetit territorial të Serbisë”
“Serbia sigurisht është një shtet i pavarur dhe i dimë obligimet për rrugën drejt BE-së. I dimë obligimet që të jemi në linjë me vendimet e BE-së.
Por ne kemi një situatë rreth integritetit territorial të Serbisë, që ishte shkelur në mënyrën më të tmerrshme 1999 dhe me 2008 dhe do të flasim këtë gjë me zyrtarët e BE-së”, ka thënë kreu i shtetit serb.
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...