Lajme

Vuçiq merr vendim për t’i dërguar Shqipërisë grurë, miell dhe misër

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 24 March 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi deklaroi se Qeveria sot ka marrë vendim për dërgimin e 27.000 tonë grurë dhe miell në Shqipëri, si dhe një sasi të konsiderueshme të misrit, si dhe në kuadër të Ballkanit të Hapur, siç është rënë dakord, do t’i dërgohet edhe Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Sepse në Shqipëri nuk mund të marrin 35.000 tonë misër, sipas Vuçiqit, një pjesë mbetet në depot serbe.

“Ata janë nga Ballkani i Hapur, ndërsa kërkesë morën edhe nga Maqedonia e Veriut. Do të dërgojmë gjithçka sipas marrëveshjes. Ndërsa pastaj do të dorëzojmë në BeH dhe Mal të Zi. Morëm kërkesë nga BeH-ja për sasi më të mëdha se 6.000 tonë, sesa për gjithë vitin e fundit. Por, mendoj se nuk do të jetë ndonjë problem i veçantë[ për ne”, tha Vuçiqi për TV Pink.

-Advertisement-

Vuçiqi theksoi se Serbia ka mjaftueshëm grurë, misër, fara luledielli, vaj dhe theksoi se të gjithë tani nga Serbia kërkojnë sasi më të mëdha të grurit dhe misrit.

Në rajon ka kërkesë për grurë dhe misër nga Serbia, për çfarë janë keqpërdorë dhe falsifikuar marrëveshjet ekzistuese, shkruan Blici.

Vuçiqi në pyetjen e gazetës çfarë po ndodh me falsifikimin e marrëveshjeve të nënshkruara më parë për eksport, deklaroi se “mashtruesit do të duhet të shkojnë në burg”.

Presidenti i Serbisë për këtë arsye kërkoi nga kryeministrja Ana Bërnabiqi, min istri i Punëve të Brendshme Aleksandar Vulini dhe Agjencia e Sigurisë BIA, të merren me kontrollin e paradatimit të marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera