Lajme

Vuçiq: Haradinaj zgjodhi një ‘serb privat’ për ministre të tij

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 25 February 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi sot se vendosja e taksës ndaj mallrave serbe ‘ka shkrirë’ të ashtuquajturin ‘konflikt të ngrirë’, andaj ka frikë nga çdo gjë që mund të ndodhë në të ardhmen.

“Deklarata e kreut të diplomacisë gjermane Heiko Mass se ai do të vazhdojë të mbështesë Prishtinën pa marrë parasysh taksat për mua është një zhgënjim i madh”, tha Vuçiq.

Ai njoftoi se kjo dhe të gjitha mesazhet e tjera në ditët në vijim do të diskutohen në Qeverinë e Serbisë.

-Advertisement-

Vuçiq gjithashtu tha se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka zgjedhur “serbët privatë” për ministra të tij, duke iu referuar emërimit  të ministres së re të Bujqësisë, Dijana Ziviq në vend të Nenad Rikallo, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera