Vuçiq: Formimi i Asociacionit është me “rëndësi prioritare”

Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 03 March 2023
Pas një takimi në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan që formimi urgjent i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është me rëndësi prioritare, tha Presidenca e Serbisë.
Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram më 3 mars se ka informuar ambasadorin Hill për rundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.
Veç formimit të Asociacionit, presidenti serb tha se “duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”.
Ai tha gjithashtu se të premten ka biseduar edhe me ambasadorin britanik në Beograd, Shan McLeod, për hapat e mëtejshëm për të formuar sa më parë Asociacionin.
Në takimin e së hënës, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pajtuan që për Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, palët nuk e nënshkruan këtë dokument, për të cilin një zyrtar i BE-së tha dje se duhet të nënshkruhet bashkë me aneksin ose planin e zbatimit.
Në nenin 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit thuhet se “palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.
Në praktikë, kjo do të thotë se duhet të formohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një konferencë virtuale me gazetarë, më 28 shkurt, se Asociacioni duhet të formohet dhe se ai duhet të përfaqësojë “një nivel të vetëmenaxhimit, që nuk do të ndërhyjë në rendin kushtetues të Kosovës, në strukturën juridike dhe as funksionalitetin e Kosovës”.
Problemi kryesor për formimin e Asociacionit lidhet me kompetencat e tij.
Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për formimin e Asociacionit nuk janë në përputhje me 23 nene të Kushtetutës, që kryesisht kanë të bëjnë me barazinë para ligjit, të drejtat dhe liritë themelore dhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe pjesëtarëve të tyre.
Kurti, duke iu referuar këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ka përsëritur vazhdimisht se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik./REL

Të tjera
-
Sorensenit i propozohet ta “vëjë në ballë të dialogut njohjen reciproke, që ta zgjidhë konfliktin përgjithmonë”
Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe...
-
Rama në Vlorë, kritika për deputetët dhe mbështetje për kandidatet e reja: PS duhet të hapet
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Vlorë me kandidatët e Partisë Soci...
-
DW: Trump dhe gjykatat – A po shkon SHBA drejt autokracisë?
Gjykatat amerikane kanë rrëzuar disa nga planet e Donald Trump. Presidenti sh...
-
Arrestohen 10 persona në Gjakovë për organizim të lojërave të fatit, policia konfiskon para, çipa të pokerit dhe një revole
10 persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për organizim të skemave pi...
-
100 franga gjobë, jepet dënimi i parë për mbulimin e fytyrës në Zvicër
Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalim...
-
Shpenzimet e buxhetit 2024, ku shkuan mbi 3 miliardë euro?
Qeveria e Kosovës nuk arriti t’i shpenzojë gati 120 milionë euro nga buxheti...
-
Paralajmërimet për rritjen e çmimit të rrymës, Haradinaj: Qeveri e rrezikshme, vendi ka nevojë për udhëheqje që i mbron qytetarët
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin aktual Albin ...
-
OEK – Avokatit të Popullit: Drejtojuni Kushtetueses për vendimin e ZRrE-së për tregun e hapur të energjisë
Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë që n...
-
PDK sot mban konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Konfere...
-
Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK mban sot konferencë për media
Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkës...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 tiketa trafiku për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 110 tiketa trafiku. ...
-
Dhunọhet një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari lidhur me rastin
Një grua në Prishtinë është dhunuar dhe e njëjta ka ofruar tretman mjekësor l...