Fokus

“Oh kur e kum pa nusen tu ardh drejt meje, i mbeti qeizi se djali mu kish vrà” – Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 22 March 2025

Ajshe Gashi është nëna e dëshmorit të fundit të Malishevës, Mentor Gashi, i cili u vra nga forcat serbe vetëm një ditë para çlirimit të qytetit, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo rrëfen momentin tronditës kur mori lajmin se djali i saj kishte rënë heroikisht në përballje të drejtpërdrejtë me ushtarët serbë, pikërisht në ditën kur ai pritej të kurorëzonte dashurinë e tij dhe t’ia sillte nënës nusen në shtëpi.

Në emisionin “Zgjohu” prodhim i Gazetës Infokus, nëna Ajshe ndan edhe momentin e dhimbshëm kur nusja e djalit kishte kuptuar pë r vdekjen e tij.

-Advertisement-

“Ajo ish dal i kish lanë  fjalt, ish dal me do qeiz… e kish mar me veti edhe me ni djal te tezes se vet ish kane kur ka ni për Mentorin. Kan mërzitet, kan mërzitet, dy ditë  u ardh te une, ahh kur e kom pa, kur e kom pa thash u bona me dy dek une, sdi sdi, Zoti mi la ment nkry , sdi qka me thanë  ma shumë . Po nuk o vetëm , shumë  nanave ju kanë  shku djemt, jau di krejtë  dëshmorëve, lavdi krejt nanave që  i kanë lind ata fëmijë, lavdi edhe sguxoj me u mërzit.”, u shpreh ajo.

Ndiqni më poshtë rrëfimin e saj tronditës:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera