Lajme

Vuçiç: Serbia nuk ka gjasa të anëtarësohet në BE në vitin 2028

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 31 August 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se vendi i tij nuk ka gjasa të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2028, një afat i synuar nga disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë integrimin në bllok.

Ai i bëri komentet gjatë një diskutimi në kuadër të forumit Globsec në Pragë, duke ju kundërvënë Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i cili tha se vendi i tij, aktualisht vend anëtar i NATO-s, shpreson të integrohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.

Presidenti serb tha se nuk beson në një mundësi të tillë dhe sipas tij, anëtarësimi i cilitdo prej vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të ndodhë para vitit 2030.

-Advertisement-

Serbia po përpiqet të ruajë një pozicion drejtpeshimi midis aspiratave të saj për integrim në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve me Rusinë, e cila e mbështet Beogradin në kundërshtimin e tij ndaj pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008.

Serbia e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe e furnizon Kievin me municione artilerie, por ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Moskës.

Dy ditë më parë Serbia arriti një marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve ushtarakë të tipit Rafale, në atë që u pa si një ndryshim në rrugën e bashkëpunimit të saj me Rusinë në fushën e mbrojtjes./VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera