Lajme

Vuçiç pas takimit me Scholz tregon se cila ishte kërkesa e fuqishme e kancelarit ndaj tij

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 10 June 2022

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë në konferencë të përbashkët për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, se i është kërkuar qartësisht dhe fuqishëm që t’iu bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian për Rusinë.

“Ne folëm për situatën e përgjithshme politike në Evropë dhe në botë dhe ai haptazi dhe fuqishëm kërkoi që ne t’i bashkohemi sanksioneve”, tha Vuçiç, pas takimit që pati me Scholzin në vizitën e këtij të fundit në Beograd.

Kancelari gjerman atje po qëndron pas takimit që pati me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, në Prishtinë.

-Advertisement-

Presidenti serb theksoi se Gjermania aktualisht është investitori më i madh i huaj në Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera