Lajme

Vritet muzikanti shumë i njohur, dalin detaje rreth rastit

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 16 October 2022

Bëhet e ditur se është vrarë muzikanti shumë i njohur.

Ushtarët rusë kanë vrarë një dirigjent ukrainas në shtëpinë e tij, pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert në Khersonin e pushtuar, sipas ministrisë së Kulturës në Kiev.

Yuriy Kerpatenko refuzoi të marrë pjesë në një koncert, ku organizatorët rusë synonin të paraqisnin jetën në Kherson si “përmirësim i jetës paqësore”, tha ministria në një deklaratë.

-Advertisement-

Koncerti i 1 tetorit kishte për qëllim të shfaqte orkestrën e dhomës Gileya, dirigjenti kryesor i së cilës ishte Kerpatenko, por ai refuzoi kategorikisht të bashkëpunonte, thuhej në deklaratë.

Zyra e prokurorit rajonal në Kherson ka nisur një hetim zyrtar në bazë të “shkeljeve të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kombinuara me vrasje të qëllimshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera