Lajme

Vritet e digjet në veturë ish ushtari i UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 27 February 2020

Të mërkurën në mbrëmje një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që e ka kapluar veturën e tij në Pejë, saktësisht në fshatin Zahaq.

Gazeta inFokus mëson se personi i cili e ka humbur jetën dhe per te cilin dyshohet se është vrarë është Qerim Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendit, anëtar i LPK-së.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, sipas të cilëve rasti ka ndodhur në orën 1 pas mesnatës.

-Advertisement-

“Me datën 27.02.2020 rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar”, thuhet në njoftimin e Policisë Së Kosovës.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Po sa është marrë informata, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në lidhje me rastin po shqyrtohen të gjitha procedurat e mundshme”, ka thënë Nikçi./Gazeta inFokus/

Ndërsa ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Pejë, 27 shkurt 2020

Me datën 27.02.2020 rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë.

Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin.

Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VË Passat me targa vendore.

Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm.

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera