Vrau prindërit, vëllezërit dhe veten, si arriti policja ta merrte armën nga sirtari
Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 24 February 2021
Një vit pas vrasjes së shumëfishtë që kishte tronditur gjithë vendin, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj policit që ishte përgjegjës për ruajtjen e armëve të zyrtarëve policorë. Nga ky institucion kanë zbuluar edhe mënyrën se si kishte arritur zyrtarja policore, Valdete Bllaca që ta nxirrte armën nga sirtari, me të cilën kishte vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas veten.
Shtëpia e familjes Bllaca në lagjen “Bojanina” të Gjilanit ishte mbuluar nga gjaku mëngjesin e 18 shkurtit të vitit të kaluar. Të gjithë anëtarët e kësaj familje, ishin gjetur pa shenja jete atë ditë në hapësira të ndryshme të kësaj shtëpie.
Ata ishin vrarë nga e bija e vetme e kësaj familje, zyrtarja policore, Valdete Bllaca, e cila më pastaj kishte bërë vetëvrasje.
Ajo kishte pranuar tretman mjekësor, disa muaj para se të kryente vrasjen e shumëfishtë dhe në bazë të raporteve, ishte rekomanduar që të punonte pa uniformë dhe pa armë zyrtare.
E një vit pas kësaj ngjarjeje, është ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit përgjegjës për ruajtjen e armëve dhe është zbuluar mënyra se si Bllaca kishte arritur që ta nxjerrë armën nga sirtari.
Një informacion të tillë e kanë dhënë nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini, i ka thënë Gazetës Express, se aktakuza ndaj policit me inicialet XH.A, është ngritur për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, më 05 Janar 2021, pas zhvillimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit XH.A., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, pasi i njëjti si person zyrtar – përgjegjës për ruajtjen e armëve të zyrtarëve policor, duke mos ndërmarrë veprimet e domosdoshme, të cilat ishte i detyruar t’i ndërmerrte, e ndjera V.B., kishte arritur t’i fotokopjonte çelësat e zyrës dhe sirtarit metalit, ku nga aty kishte marrë armën e saj zyrtare, me të cilën ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe në fund ka kryer vetëvrasje”, thuhet në përgjigjet e Xheladinit drejtuart Gazetës Express.
Ndryshe, Bllaca ishte trajtuar në 14 seanca dëgjimore dhe këshilluese para se ta kryente vrasjen e shumëfishtë dhe vetëvrasjen.
Për herë të fundit, ajo kishte mbajtur trajtim në fillim të tetorit të vitit 2019, kur edhe ishte rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës dhe armës zyrtare.
“Trajtimin e fundit mjekësor psikologjik në klinikë e ka mbajtur me datën 03.10.2019, në të cilin trajtim gjithashtu është rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore/psikologjike si dhe i është caktuar terapia përkatëse”, kishte njoftuar Policia.
Të tjera
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...