Lajme

Vrau ish-kryeplakun, 58-vjeçari i penduar në gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 07 April 2018

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e arrestit me burg për Fatmir Cenajn, autorin e vrasjes së ish kryeplakut të fshatit Rehovë në Skrapar.

Sapo ka mbërritur në gjykatë 58-vjeçari është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ka shprehur pendesën për vrasjen e Jonuz Banajt. Ai akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, raporton tch.

Gjyqtare Lutfie Cela me kërkesë të prokurorit Tasim Pucin, vendosi masën arrest me burg. Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 prill në fshatin Rehovë të Skraparit, ku viktima dhe autori, fqinj me njëri-tjetrin, kishin një konflikt pronësie për kufirin ndarës mes tokave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera