Lajme

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 23 August 2022

Dy persona janë arrestuar të dielën në Prishtinë, pasi që njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një gruaje dhe një burri, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë nga të shtënat me armë zjarri nuk ka të lënduar. Mirëpo viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime pasi janë therur me thikë.

“Lidhur me rastin nga të shtënat të lënduar nuk ka, por lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit nga një mjet i mprehtë (thikë) me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Derisa policia njofton se në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në vendngjarje kanë dalur njësitë policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, njofton policia.

Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera