Lajme

Vrasja në tentativë ndaj shtetasit të huaj në Fushë Kosovë, policia e kap të dyshuarin pas dy muajsh

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 16 June 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar pas dy muajsh të dyshuarin për një rast të tentim-vrasjes në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, i cili më pas është dërguar në mbajtje.

“Bresje, Fushë Kosovë / 06.04.2024 – 17:00. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Policia pati njoftuar përpara dy muajsh për një vrasje në tentativë në Fushë Kosovë. Në njoftimin e policisë thuhej se viktima ishte shtetas i huaj.

“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”, pati njoftuar PK’ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera