Lajme

Vrasja në QKUK: Fjalët e fundit që gruaja shtatzëne ia tha dorasit para se ai ta qëllonte

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 30 November 2022

Sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjegjësisht para Klinikës së Gjinekologjisë, rreth orës 18:00 ndodhi një vrasje e rëndë që e tronditi opinionin.

Vrasja e saj ndodhi pikërisht në oborrin e kësaj klinike ku ka pasur edhe kalimtarë rasti.

Gazeta ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit të viktimës para se ajo të vritej.

-Advertisement-

“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”.

“Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka shtuar dëshmitarja për Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera