Lajme

Dyshohet për kạnosje, Inspektorati rekomandon suspendimin e një zyrtareje policore

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 13 September 2024

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e institucionit i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtare policore në Prishtinë me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “kanosje”.

“Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit”, njofton IPK.

IPK në komunikatë thotë se pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit.

-Advertisement-

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, përfundon njoftimi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera