Lajme

Vrasja në Prizren, flet avokati: “Kobra” dyshohet për vrasje dhe dy vepra të tjera

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 03 January 2023

Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra” po dyshohet se e vrau V. C, shtetas i Shqipërisë. E kjo çështje po zbardhet gjithnjë e më shumë me detaje të reja.

Avokati i Hoxhajt, Nexhat Elshani, i ka thënë gazetës Nacionale se klienti i tij po akuzohet për tri vepra penale, ndër to edhe vrasje.

“I ka disa vepra, saktësisht tri vepra. Për vrasje, armë mbajtje si dhe për shkaktim të rrezikut. Pesë janë të dyshuar. Unë e kam marrë tashmë vendimin për ndalimin 48 orësh.”, ka deklaruar Elshani.

-Advertisement-

Nacionale e ka pyetur avokatin Elshani, nëse “Kobra” e ka thënë fjalën e tij për rastin, por avokati ka treguar se ai ka vendosur të mbrohet në heshtje.

“Është mbrojtë në heshtje. Nuk ka folë, nuk e pranon veprën.” – ka thënë tutje avokati.

Gjatë periudhës 48 orëshe pritet që gjykata të vendosë, nëse të akuzuarit do të shkojnë në paraburgim ose jo.

Avokati Elshani, ka thënë se pret që nesër të ketë veprime në këtë drejtim.

Si nisi sherri?

Nga Policia e Kukësit i thanë Gazetës Nacionale se si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar”, thotë zëdhënësja e Policisë së Kuksit, Diana Deda.

Ajo thotë se në momentin kur tashmë viktima e i plagosuri po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

“Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre. “Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë Deda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera