Lajme

Vrasja në Malishevë, Prokuroria: I dyshuar është bashkëshorti i 25-vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 24 August 2026

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar opinionin publik lidhur me rastin që ka ndodhur në fshatin Kërvasari, Malishevë, ku sipas të dhënave fillestare një 25-vjeçare, bashkëshortja e personit të dyshuar, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka humbur jetën në QKUK.

Ndërkaq sipas njoftimit, i dyshuari 26-vjeçar, po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas njoftimit nga QKUK, i njëjti është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Prokurori i Shtetit, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e autopsisë.

-Advertisement-

Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy