Lajme

Vràsja në Bibaj të Ferizajt, presidentja Osmani kërkon që rasti të hetohet në hollësi

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 19 August 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tha se shpreson që institucionet e drejtësisë do ta hetojnë në hollësi rastin e vrasjes së një familjari të bashkëshortit të saj më 16 gusht, në Ferizaj ndërsa mohoi çfarëdo pretendimi se ajo ka qenë në dijeni rreth rastit.

“E vetmja çështje për të cilën unë kam reaguar ka qenë implikimi i rrejshëm, komplet i rrejshëm dhe i rrezikshëm i emrit tim për të çështje për të cilat nuk kemi as njohuri, as ndonjë relevancë, as ndonjë lidhje kurrë dhe as tash”, tha Osmani.

Vrasja ndodhi në Bibaj të Ferizajt, ku dyshohet se një zyrtar policor qëlloi me armën zyrtare, viktimën 89-vjeçar.

-Advertisement-

I dyshuari, në atë kohë nuk ishte në krye të detyrës, sipas Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera