Vrạsja në Aktash- Paneli për Lirim me Kusht kishte vendosur ta lirojë Premtim Gashin 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë
Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 04 September 2024
Prishtinë- Paneli për Lirim me Kusht i përbërë nga Agim Maliqi- kryesues dhe anëtarët- Burim Ademi dhe Besim Zllashi, më 7 gusht 2024 kishin marrë vendim për lirim me kusht të Premtim Gashit, i cili ishte në vuajtje të dënimit për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Vendimi për lirimin e tij, është marrë 8 muaj e 19 ditë para përfundimit të dënimit.
Premtim Gashi, mbeti i vdekur më 1 shtator si pasojë e të shtënave me armë zjarri mes familjeve “Sekiraqa” dhe “Gashi”- të njohur si Capat.
Në vendimin e Panelit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Premtim Gashi do të lirohej nga 13 gushti 2024 dhe do të ishte në mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 26 prill 2025.
Po ashtu, me aprovimin e kërkesës së Gashit për lirim me kusht, i njëjti ishte obliguar që brenda pesë ditëve nga data e lirimit nga institucioni korrektues, të lajmërohet në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës dhe në Shërbimin Sprovues nën disa kushte.
“1.të raportojë rregullisht në Shërbimin Sprovues deri me datën 26.04.2025; 2.në rast të ndërrimit të vendbanimit të njoftojë Policinë dhe Shërbimin Sprovues; 3.të mos tentojë që të udhëtojë jashtë shtetit, pa miratimin e Panelit për Lirim me Kusht; 4.të jetë më i kujdesshëm me sjelljet e tij në të ardhmen”, thuhet në vendimin e PLK-së.
Fillimisht, në vendim të Panelit theksohet se Gashi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprat penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vendim ky i marrë nga gjyqtarja Nushe Kuka-Mekaj.
Mirëpo, Apeli ia kishte ashpërsuar dënimi duke e rritur lartësinë e tij për gjashtë muaj, pra në total duke e dënuar me 1 vit e gjashtë muaj dhe me 1 mijë euro gjobë, vendim ky i marrë nga kolegji i gjyqtarëve me Tonka Berishën-kryetare dhe anëtarë gjykatësit Bashkim Hyseni dhe Vaton Dërguti.
Këtë vendim të Apelit, e kishte vërtetuar edhe Supremja duke hedhur poshtë kërkesën për zbutje të dënimit ndaj Gashit. Vendimi i shkallës së tretë ishte marrë nga kolegji i gjyqtarëve i përbërë nga gjyqtarja Mejreme Memaj-kryetare me anëtarë gjykatësit, Afrim Shala dhe Valdete Daka.
Më pas, thuhet se në seancën Panelit, ishte shqyrtuar raporti përmbledhës i ekipit profesionist të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe pas vlerësimit të të dhënave të paraqitura në këtë raport, Paneli ka gjetur se Gashi është i dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim dhe se i kanë mbetur edhe 8 muaj e 19 ditë burgim.
“Në raportin ligjor për të dënuarin vërtetohet se të dënuarit, data e përfundimit të dënimit është 26.04.2025 dhe nga llogaritja e dënimit, rezulton se të dënuarit nga dënimi me burgim prej 1 vit e 6 muaj, i kanë mbetur edhe 8 muaj e 19 ditë, të cilat do të mbikëqyren dhe kontrollohen nga Shërbimi Sprovues i Kosovës”, thuhet në vendimin e Panelit.
Tutje, sipas këtij vendimi, nga raportet e përpiluara nga ekipi i Qendrës Korrektuese, rezulton se Gashi ka treguar sjellje të mirë, ishte ulur rrezikshmëria për recidivizëm, se kishte pranuar që është penduar për veprën, duke deklaruar se kanë arritur pajtim me familjen e të dëmtuarit. Më tej, ai ekip kishte vlerësuar se i dënuari ka shfaqur elemente pozitive të risocializimit.
Paneli gjatë seancës konstatoi se nuk ka të dhëna për shkelje disiplinore, se është angazhuar në punë dhe se si Panel kanë marrë për bazë edhe premtimin që Gashi u kishte dhënë zyrtarëve të Shërbimit Sprovues se do të bashkëpunojë me ta deri në përfundimin e mbikëqyrjes së lirimit me kusht.
Gjithashtu, Paneli kishte vlerësuar se i njëjti me një mbikëqyrje efektive do të ri-integrohej në familje e në shoqëri në pajtim me ligjin dhe se koha e kaluar në burg sipas Panelit ka arritur qëllimin e dënimit sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Në fund, Paneli kishte vendosur që Gashi të lirohej me kusht me datën 13 gusht 2024 në ora 16:00 nën kushtet e lartrpërmendura.
Por, vetëm 19 ditë pasi u lirua, ai mbeti i vdekur nga të shtënat me armë në Aktash- në Prishtinë.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” të martën ekskluzivisht kishe raportuar për përmbajtjen e kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktim të paraburgimit, e në të cilën kërkesë ishin përshkruar veprimet e të dyshuarve që sollën deri në vdekjen e Gashit dhe plagosjen e pesë të dyshuarve tjerë.
Gjykata Themelore në Prishtinë, të mërkuën ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh: Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit.
Të tjera
-
Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të draftit të tyre: Është veç një non-paper
Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur Brukselit që së fundmi kërkuan që ...
-
Gjatë fundjavës bien temperaturat, maksimalja 18 gradë
Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ...
-
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet: Është koha që dielli të lindë përsëri!
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit....
-
Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë në Medvegjë
Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, ka njoftuar për një protestë ...
-
Kurti në një tubim në Interlaken të Zvicrës, i “shfaqet” edhe Kadri Rahimaj Kryetari i Kamenicës
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mori pj...
-
Haradinaj: Nëse fitoj zgjedhjet, Kosova në NATO brenda vitit të parë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtua...
-
Një vit nga protesta e njësive speciale të Policisë, kërkesat mbetën në letër
Sot janë bërë një vit kur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin prot...
-
Rusia gjobit Google-n me më shumë para se që ka në tërë botën
Një gjykatë në Rusi e ka gjobitur Google-n me një shumë të pakuptimtë – një d...
-
Alarmon psikologia: Fëmijët po detyrohen prej shoqërisë të postojnë fotografi pasi kanë lënduar vetën me kërcënimin që nëse nuk e bëjnë nuk janë më pjesë e grupit
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu ka folur për fenomenin e vetëlëndimeve të ...
-
Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore
Përderisa në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren punimet kanë përfunduar, n...
-
Lutfiu takohet me shqiptarët që do të protestojnë të dielën në Medvegjë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Luftiu, ka bërë të ditur se so...
-
Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” deri nesër pa ujë, KRU Prishtina del me njoftim
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e rrugë...