Lajme

Vrasja e vëllezërve Bytyqi, DASH thirrje Serbisë për hetim dhe vendosje të drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 07 July 2023

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një reagimi në “twitter” ka rikujtuar tre vëllezërit Bytyqi të cilët janë ekzekutuar nga policia serbe.

Miller ka thënë se i bëjnë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht një rast të tillë dhe të kërkojnë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar një akt të tillë brutal si vrasje e Yllit, Agronit e Mehmetit.

Zëdhënësi i DASH ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për një gjë të tillë derisa të vendoset drejtësia për këtë rast.

-Advertisement-

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera