Lajme

Vrasja e trefishtë në Lipjan, dyshohet se krimi ndodhi brenda familjes

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 28 July 2023

Vendi është tronditur nga një vrasje e trefishtë, e cila dyshohet se ka ndodhur brenda një familje në fshatin Rufc të Lipjanit, këtë të premte pasdite.

Policia e Kosovës ka konfirmuar  se rreth orës 16:30 ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin e sipërpërmendur.

Vdekja e tyre është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

-Advertisement-

“Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ndërkaq, Telegrafi mëson se viktimat janë familjarë dhe se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Sipas burimeve, babai dyshohet se ka vrarë gruan dhe djalin e tij, dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me Prokurorinë, por nga ky institucion nuk janë përgjigjur në telefonata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera