Sekretari i Kuvendit: Kërcënimi për bombë erdhi në gjuhën angleze, u kërkua të qëndrojmë 50 metra larg objektit

Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 05 July 2025
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka dhënë detaje lidhur me kërcënimin për bombë që alarmoi sot institucionet, duke konfirmuar se thirrja është bërë në gjuhën angleze dhe ka paralajmëruar se një bombë do të shpërthente brenda 10 minutave në objektin e Kuvendit.
“Sipas njoftimit që na është dhënë nga Policia e Kosovës, një person ka telefonuar në gjuhën angleze dhe ka deklaruar se një bombë është vendosur në Kuvendin e Kosovës, dhe se do të shpërthejë për 10 minuta,” ka deklaruar Loshi.
Ai shtoi se pas marrjes së këtij njoftimi, policia ka kërkuar evakuimin e menjëhershëm dhe rekomanduar që të gjithë të qëndrojnë të paktën 50 metra larg ndërtesës.
“Policia dhe njësitë e specializuara janë duke kryer veprimet e nevojshme, ndërsa ne si administratë jemi urdhëruar të lirojmë hapësirat dhe të qëndrojmë jashtë ndërtesës, në distancën e përcaktuar,” tha ai.
Loshi bëri të ditur se të gjitha informacionet e mëtejme janë në duart e Policisë së Kosovës.

Të tjera
-
Përfundon seanca ndaj pesë zyrtarëve policorë për rastin e Agon Zejnullahut
Një rreshter dhe katër zyrtarë të Policisë së Kosovës, të dyshuar për vrasjen...
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në Nabërgjan të Pejës
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës. Si pas...
-
Abdixhiku i del krah Gurit: Prezenca e tij në foltore më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pa...
-
“Donika Gërvalla, Mimoza Kusari e Fitore Pacolli e bullizuan deputetin Paris Guri”
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën e ...
-
“I ka ardhë koha”, avokati Koci thërret për protestë masive para Kuvendit
Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për protestë masive dhe paqësore përball...
-
Vetura përfshihet nga flakët pranë Komunës së Prishtinës
Një automjet i tipit Audi 80 është përfshirë nga flakët sot në afërsi të obje...
-
Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar kan...
-
AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për të hënën një mbledhje t...
-
Dimal Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e opozit...
-
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për ...
-
Pamje: Këta janë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në...
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...