Lajme

Vrasja e gruas shtatzënë/ Atifete Jahjaga kritikon ashpër organet e drejtësisë

Autori: Ermirë Berisha 21:48 | 30 November 2022

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar për ngjarjen tragjike të gruas shtatzëne e cila u vra në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK, shkuan Gazeta inFokus.

Jahjaga përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto ngjarje janë tejet shqetësuese dhe organet e drejtësisë nuk po japin dënimet e merituara për këta burra.

“ E trishtë e tronditës lajmi për vrasjen makabre e një gruaje 35 vjeçare, e cila ishte në pritje të lindjes, në javën e 41-të! Kjo vrasje e dyfishtë ndodhi pikërisht në vendin ku do të duhej që fëmiu të sillej në jetë, pranë Klinikës së Gjinekologjisë! E pabesueshme! Ky krim po ndodhë vetëm pak ditë pasi një grua tjetër ra viktimë e burrit të saj, i cili i mori jetën me sëpatë. Fenomeni i dhunës ndaj grave e i vrasjes së tyre ka marrë përmasa shqetësuese. Nuk është i mjaftueshëm reagimi jonë si shoqëri nëpër rrjete sociale, përderisa organet e drejtësisë nuk japin dënimet maksimale për këta burra, që dhunën ndaj gruas e shohin si të drejtën e tyre nga Zoti e vrasjen e tyre si një akt normal!  Është koha që t’i themi mjaft këtij fenomeni të dënimeve minimale ndaj këtyre kriminelëve, dhe të kërkojmë llogari nga institucionet e drejtësisë. Qeveria e Kosovës duhet që urgjentisht t’i fillojë procedurat për ashpërsimin e legjislacionit në fuqi, si dhe të fillojë punën bashkë me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial për t’i trajnuar gjyqtarët dhe prokurorët në trajtimin e dhunës ndaj grave, që ka filluar të bëhet normë në shoqërinë tonë”, ka shkruar Jahjaga./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera