Lajme

Vrasja e gruas në Dragash, reagon Duda Balje: Vitin e mbyllim me raste të dhunës në familje

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 27 December 2022

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar pas vrasjes së 67-vjecares në fshatin Kuk të Dragashit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka thënë se a ka gjë më të trishtuar kur ka dhunë nga një grua të një tjetër.

“Një grua 67-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë, nga Komuna e Dragashit, e cila ka pësuar dhunë nga një grua në familje dhe një anëtar më i ri i së njëjtës familje.

-Advertisement-

Me shpresën dhe dëshirën që vitin e ardhshëm të mos ndodhë asgjë e ngjashme, dua që ne të respektojmë njëri-tjetrin”, ka shkruar Balje.

Lajmi për vrasjen e viktimës u konfirmua nga policia, ku u tha se ajo kishte qenë viktimë e dhunës në familje.

E dyshuara për vrasjen është kunata e saj e cila edhe e ka pranuar fajsinë.

“Sektori Rajonal i Hetimeve pas kryerjes së ekzaminimit mjekoligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit kanë ri intervistuar kunatën e viktimës, të dyshuarën N. A e lindur në vitin 1958. Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin sot është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Prizren. Në njoftim thuhet se janë siguruar prova që vërtetojnë dyshimet se e dyshuara N.A e ka goditur disa herë me mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, gjë që ka shkaktuar vdekjen.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kemi arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës. Në rastin konkret e njejta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera