Lajme

Vrasja e 32 vjeçarit në Kaçanik, Policia shpall në kërkim këta dy të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 19 May 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për veprën penale  ‘’Vrasje të rëndë’’.

‘’Vrasja e rëndë’’ e 30-vjeçarit Hasan Berisha dhe plagosja e vëllait të tij, K.Berisha 32-vjeç, ka ndodhur me datën 10.05.2022 në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’.

“Personat e dyshuar janë : Hyqmet (Shaqir) QORRI dhe Lirim (Naser) TUSHA“, njofton policia.

-Advertisement-

Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, njofton policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera