Vrasësi i shtatzënës refuzoi dorëzimin, pas 44 orësh në arrati vrau veten në shtëpinë e tij
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 02 December 2022
Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit, ka refuzuar të dorëzohet në Polici dhe ka vrarë veten. Aktin e vetëvrasjes, ai e ka kryer në shtëpinë e tij në Shtime.
Pas 44 orësh në arrati, Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK’së, Hamide Magashit. Por, i njëjti s’ka pranuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten, në shtëpinë e tij në Shtime.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se kjo ka ndodhur përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, tha Sveçla.
I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares në QKUK kryen vetëvrasje
Ai bëri me dije edhe se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së Halilit.
Dyshohet se Halili kishte vrarë gruan e tij, Hamiden, të mërkurën para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ku ajo kishte shkuar për ta kryer lindjen.
Pas vrasjes, ai u arratis. Dje gjatë ditës u raportua se është gjetur vetura e tij në sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime.
Pak më vonë, Policia e Kosovës doli me një kërkesë për bashkëpunim, ku u ka kërkoi qytetarëve ndihmë për arrestimin e Halilit.
“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Vrasja e shtatzënës 35-vjeçare është kryer rreth orës 18:00, derisa Policia e Kosovës e ka konifirmuar rastin në orën 19:00.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas raportimeve në media, 35-vjeçarja kishte dalë nga klinika për të blerë diçka dhe kur po kthehej ishte takuar me ish-bashkëshortin, i cili raportohet se menjëherë ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me tre plumba.
Halili kishte ushtruar dhunë fizike e psiqike ndaj 35-vjeçares disa herë, madje kjo raportohet të ketë qenë edhe arsyeja e fillimit të procedurave për divorc.
Motra e viktimës kishte deklaruar për T7 ata kanë pasur probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi.
Sipas saj, viktima është ndarë me të me ndihmën e Policisë.
Ajo ka pasur edhe urdhër mbrojtës të lëshuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt. Sipas kësaj gjykate, ky urdhër ishte lëshuar më 13 shtator dhe vlente deri më 13 mars të vitit 2023.
“Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2023”, thuhet në komunikatë.
Ndaj të njëjtit, në gusht të këtij viti ishte ngritur edhe aktakuzë për kanosje.
Sipas Gjykatës, ai s’e kishte pranuar fajësinë për këtë vepër.
“Me datë 10.08.2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën e evidentuar si: PP.II.nr,1066/2022, me të cilin ka akuzuar të pandehurin S.H. për veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, ndaj të dëmtuarës H.M. Me datë 07.09.2022 lidhur me këtë aktakuzë është caktuar dhe mbajtur shqyrtimi fillestar, me ç ‘rast i pandehuri S.H. ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet. Gjykata në afatin prej 30 ditëve konform nenit 245, 249 dhe 250 të KPP-së, i ka njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësin e tij se mund të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Mbrojtësi i të pandehurit S.H. me datë 26.09.2022 ka paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Gjykata me datë 18.11.2022, ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e mbrojtësi të pandehurit për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave”, ka njoftuar Gjykata.
I njëjti, në shtator të këtij viti, është shpallur fajtor dhe dënuar për armëmbajtje pa leje.
“Me datë 23.09.2022, me aktgjykimin e evidentuar si: 2022:174052, i pandehuri S.H. është shpallur fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe i është shqiptuar dënim me gjobë.”, thuhet në komunikatë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot para mediave ka thënë se do të ketë “shkarkime dhe dorëheqje” për këtë rast.
“Në momentin që do të verifikohet dështimi institucioni, hallka që ka dështuar, personi përgjegjës do të jap dorëheqje. Të gjithë në që jemi në pozicionet që mbajmë, kemi përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kompetencat janë të ndara, por iu garantoj që nëse shohim që ka dështu dikush, do të këtë dorëheqje, do të ketë shkarkim. Por ta keni parasysh, që edhe në rastet e kaluara janë kërkuar dorëheqjet dhe shkarkimet kur ka dështuar prokuroria. Asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim. Dhe kjo neglizhencë po i inkurajon kriminelët, vrasësit”, tha ajo.
Haxhiu tha se kur të bëhet reforma në drejtësi “nuk do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk i kryejnë detyrat e tyre”.
“Jam e bindur që në momentin që do të kemi reformën në drejtësi, nuk do të kemi prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre”, tha Haxhiu.
Sokol Halili dyshohet se vrau veten në shtëpinë e familjes së tij
Të tjera
-
“Isha në punë më thanë se …”, deklarohet babai i viktimës nga Shqipëria për rastin Kobra
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës po mbahet seanca...
-
“O mercenarë të rrenës dhe mashtrimit”- Gërvalla eskalon në gjuhë ndaj gazetarëve pasi raportuan se s’u prit nga askush në SHBA
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar me një gjuhë të pazakontë ndaj gaze...
-
Ambasadori William Walker mbështet Artan Behramin: Jam shumë i lumtur që po kandidon
Ambasadori William Walker në një bashkëbisedim me kandidatin për deputet nga ...
-
Dërgohet në mbajtje pronari i qenit që sulmoi nxënësit në një shkollë në Suharekë
Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje pronarin e qenit që hyr...
-
Ura e Badovcit u lëshua për qarkullim pa u testuar, Policia interviston një të dyshuar
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë intervistuar n...
-
Haradinaj takohet me përkrahësin e madh të Kosovës, kongresistin Torres
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur në një takim nga përkrahësi ...
-
Mijëra persona u evakuuan pasi zjạrri i ri me rritje të shpejtë shpërtheụ pranë Los Angeles
Një zjarr i ri me lëvizje të shpejtë ka shpërthyer në Los Angeles, duke bërë ...
-
Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur
Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok në ...
-
Musliu: Takimet nëpër fshatrat e Skenderajt nuk janë thjesht takime, ato janë emocione
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 për deputete nga radhët e Partisë Dem...
-
Ngjarjet e parlajmëruara për sot në Kosovë
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:3...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ale...