Fokus

Sokol Halili dyshohet se vrau veten në shtëpinë e familjes së tij

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 02 December 2022

I dyshuari për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë, Sokol Halili, ka kryer vetëvrasje.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se pas një punë intensive është arritur që të lokalizohet i dyshuari i cili përkundër tentativës të policisë nuk është dorëzuar por ka vrarë veten.

Ndërsa dyshohet se Sokol Halili vrau vetën në një nga shtëpitë e familjes së tij, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.  Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka thënë Svecla./Gazeta Infokus/

Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

Sokol Halili vret veten – vjen reagim i parë i familjes së Hamide Magashit: Bima kufomën qetu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera