Lajme

Voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, shoferi gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për tre muaj

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 23 January 2022

Një qytetar është gjobitur me 300 euro gjobë, tri pikë negative si dhe me tre muaj ndalim të vozitjes, për shkak se i njëjti është kapur nga policia duke vozitur 144 km/h në zonën ku shpejtësia e kufizuar ishte 70 km/h, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave ndaj kundërvajtësve që rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 144 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera