Voziti 227 km/h aty ku lejohej 80, shoferi në Zvicër rrezikon deri në katër vjet burgim
Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 09 August 2026
Një shofer në kantonin e Bernës rrezikon deri në katër vjet burg, pasi dyshohet për një seri shkeljesh të rënda të kufizimeve të shpejtësisë. Në rastin më ekstrem, ai kishte vozitur me 227 kilometra në orë në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h.
Sipas Policisë Kantonale të Bernës, shoferi dyshohet se ka kryer gjithsej dhjetë shkelje të rënda të shpejtësisë brenda vetëm pesë javësh.
Një tjetër rast i rëndë është regjistruar në fshatin Bühl, ku ai kishte arritur shpejtësinë prej 141 km/h në një zonë me kufizim prej vetëm 50 km/h, transmeton albinfo.ch.
U identifikua përmes videove në rrjetet sociale
Ajo që e bën rastin edhe më të pazakontë është mënyra se si autoritetet arritën ta identifikonin shoferin.
Sipas raportimit, policia arriti të siguronte prova edhe falë videove që vetë shoferi kishte publikuar në rrjetet sociale, ku dokumentoheshin vozitjet me shpejtësi ekstreme.
Pas hetimeve, autoritetet ia kanë sekuestruar veturën, ndërsa leja e tij e vozitjes është revokuar.
Shoferi tani përballet me pasoja të rënda penale dhe, sipas raportimit, mund të dënohet deri në katër vjet burg.
Psikologët e trafikut në Universitetin e Bernës thonë se personat që kryejnë shkelje të tilla shpesh kërkojnë vëmendje dhe afirmim në rrjetet sociale, duke e nënvlerësuar ndjeshëm rrezikun që sjellin për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

T� tjera
-
Ahmeti shpërthen ndaj Kurtit: Më lëndoi mua dhe ushtarët e UÇK-së, doli në krah të Mickoskit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar as...
-
Jakup Krasniqi në ditën e dytë të vizitës në shtëpi – momenti kur zbret nga automjeti nën masa të rrepta policore
Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, J...
-
Vras*ja në Suharekë: Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit, gjen 47 fishekë dhe një shumë të parave
Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Suharekë. Rrahman Hoti ka privuar nga j...
-
Rama: Kryeqytetin e keni për punë, Qeverinë e keni me ju bo llaf
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një fotografi ng...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Viti, po jetonte i vetëm në shtëpi
Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Viti, ku po jetonte i...
-
Kosova në mesin e vendeve më të sigurta në Evropë, Sveçla: Siguria e qytetarëve mbetet prioritet
Kosova është renditur ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të...
-
Njoftim për kosovarët në Australi dhe Zelandë të Re, ja si mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre
Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra ka njoftuar qytetarët kosovarë q...
-
Spera refuzon ndërhyrjen në proceset e Speciales, Behrami i kërkon llogaridhënie para Kuvendit
Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Pietro Spera, në një për...
-
Ministria e Infrastrukturës dhe policia koordinohen për sezonin dimëror, pajisjet dimërore të detyrueshme nga 15 nëntori
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit javën e kaluar ka mbajtur një tak...
-
Shqiptari nga Mitrovica shërben në Shërbimin Sekret të SHBA-së, nderohet për kontributin e tij
Besfort Ferati, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, është vlerësuar nga Asoc...
-
Jakup Krasniqi edhe sot në vizitë te familja, EULEX-i bllokon rrugën deri në daljen e tij nga selia
Jakup Krasniqi do të qëndrojë edhe sot në gjirin familjar, teksa vizita e tij...
-
Kurti takon Serwerin: Sfidë koha, që s’mjafton për këshillat dhe mendimet e vlefshme të profesorit
Kryeministri Albin Kurti është takuar me profesorin dhe ish-diplomatin amerik...
































