Jakup Krasniqi edhe sot në vizitë te familja, EULEX-i bllokon rrugën deri në daljen e tij nga selia
Autori: Gazeta inFokus
08:55 | 19 November 2026
Jakup Krasniqi do të qëndrojë edhe sot në gjirin familjar, teksa vizita e tij tashmë ka nisur.
Krasniqi u bart sot nga selia e EULEX-it drejt shtëpisë së tij, nën masa të rrepta sigurie.
Policia e EULEX-it bllokoi përkohësisht rrugën, derisa autokolona që barte Krasniqin, e shoqëruar nga një autoambulancë, doli nga selia.
Krasniqi arriti dje në Kosovë, për të vizituar bashkëshortën e tij, e cila raportohet se është e sëmurë.
Nga Dhomat e Specializuara, dje thanë për Infokus se vizita e tij ka arsye humanitare.
“Për shkak të arsyeve të forta humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të organizojë një vizitë të Jakup Krasniqit në Kosovë, nën mbikëqyrje gjatë qëndrimit të tij”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.
Dhomat e Specializuara kanë theksuar se, kur një i paraburgosur paraqet kërkesë për një vizitë të tillë, gjyqtarët vlerësojnë të gjitha rrethanat në momentin e paraqitjes së kërkesës.
“Kur një i paraburgosur paraqet një kërkesë të kësaj natyre, gjyqtari ose gjyqtarët që trajtojnë çështjen vlerësojnë të gjitha rrethanat ekzistuese në momentin e paraqitjes së kërkesës, me urgjencën dhe dhembshurinë që kërkojnë situata të tilla. Ata marrin vendimin duke u bazuar në kuadrin ligjor të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në përgjigje.
Hera e fundit kur Krasniqi ishte në Kosovë, ishte tetori i vitit 2024.
Ai u dënua më 25 vjet burg në aktgjykimin e 16 shtatorit të këtij viti.

T� tjera
-
Shqiptari nga Mitrovica shërben në Shërbimin Sekret të SHBA-së, nderohet për kontributin e tij
Besfort Ferati, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, është vlerësuar nga Asoc...
-
Kurti takon Serwerin: Sfidë koha, që s’mjafton për këshillat dhe mendimet e vlefshme të profesorit
Kryeministri Albin Kurti është takuar me profesorin dhe ish-diplomatin amerik...
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA i dyshuari për krime kibernetike
Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të A...
-
Tri protesta sot në Prishtinë, në rrugë organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët
Sot në Kosovë do të mbahen tri protesta, ku organizatat për mbrojtjen e fëmij...
-
Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it
Kosova renditet ndër pesë vendet me rezultatin më të lartë në Evropë në Indek...
-
Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet të ketë...
-
Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot dy seanca plenare, në të cilat do të sh...
-
BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër peri...
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
































