Lajme

Jakup Krasniqi në ditën e dytë të vizitës në shtëpi – momenti kur zbret nga automjeti nën masa të rrepta policore

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 19 November 2026

Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është dërguar nga EULEX-i për në shtëpinë e tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës së tij.

Gjykata Speciale në Hagë tha të mërkurën se ka lejuar një vizitë humanitare të Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij.

Më pas u mor vesh se vizita erdhi për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së Krasniqit.

-Advertisement-

I shoqëruar nga forca të shumta polizore, Krasniqi zbriti nga automjeti dhe u fut në shtëpinë e tij.

Jakup Krasniqi më 16 shtator u dënua në shkallë të parë me 25 vjet burgim për krime lufte – vendim ky që u cilësua gjerësisht si i padrejtë në Kosovë.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy