Fun & Video

Voziste me afro 100 kilometra në orë në trafik të ngjeshur, gjeti kohë edhe t’i lyente qepallat (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 25 May 2018

Kalimtarët e rastit në një rrugë në Wessex të Anglisë, mbetën të hutuar nga një shofere, e cila po lyente qepallat teksa voziste me afro 100 kilometra në orë. Për më keq, ajo kishte prapa edhe një fëmijë të vogël.

Me t’i parë imazhet, forcat e rendit po bëjnë përpjekje ta identifikojnë gruan, e cila po voziste një makinë Honda, transmeton Telegrafi,

“Trafiku ka qenë i ngjeshur, ndërsa ajo voziste me shpejtësi ta lartë. Ajo ka shfrytëzuar pasqyrat në panelet që palosen, për ta aplikuar grimin”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Shoferja duke aplikuar grimin gjatë vozitjes

Por që se shpallet fajtore, asaj mund t’i ndalohet patenta deri në 12 muaj, megjithëse nuk raportohet të ketë shkaktuar ndonjë aksident.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera