Lajme

Voton Albin Kurti: Komuna është qeliza e Republikës

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 14 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar kutive të votimit, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti e cilësoi votimin për kryetar komune si shumë të rëndësishme.

“Komuna është shumë e rëndësishme, është qeliza e republikës”, tha Kurti në një prononcim për media.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai u bëri thirrje qytetarëve dhe i inkurajoi ata që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

I pyetur se a do t’i përkrahë të gjithë kryetarët pa dallim partie, Kurti u deklarua shkurt.

“Dje kishim heshtje zgjedhore sot flasin qytetarët”. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera