Lajme

Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 13 January 2025

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procedurën për votim nga jashtë Kosovës.

Në faqen zyrtare në platformën “X”, Ambasada ka publikuar këtë udhëzues ku shpjegohen hapat se si duhet dërguar fletëvotimin përmes postës.

Hapi i parë është shkarkimi dhe shtypja e fletëvotimit, pastaj plotësimi i fletëvotimit dhe më pas vendosja e fletëvotimit në zarfin e fshehtësisë. Më pas duhet shkarkuar dhe shtypur dëftesa e regjistrimit dhe pastaj duhet vendosur në zarfin kryesor dëftesën e regjistrimit dhe zarfin e fshehtësisë dhe më pas duhet ta dërgoni zarfin me postë, shkruan Reporteri.net.

-Advertisement-

“Në zarfin kryesor shëno adresën e kutisë postare të KQZ’së, të hapur për këtë qëllim në shtetin ku jetoni dhe të njëjtën dërgojeni në postën më të afërt”, thuhet në udhëzues.

Votimi me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit ka filluar nga e premtja e javës që shkoi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera