Lajme

Vonohen pensionet, fajësohet BQK’ja

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 25 February 2020

Dy ditë rresht, Sherif Bytyqi e Ahmet Ahmeti kanë shkuar në bankë për të parë nëse kanë dalë pensionet e tyre – por s’kanë marrë lajme të mira.

Bytyqi thotë se që nga mëngjesi kanë pritur, e për të kjo është maltretim.

Por, sipas tij, vonesat e tilla janë të zakonshme.

-Advertisement-

Edhe për Ahmetin këto vonesa shkaktojnë lodhje. Për këtë, fajtor ai i lë institucionet përkatëse.

Mirëpo, sipas Departamentit për Pensione në kuadër të Ministrisë së Financave, nuk ka vonesa, raporton KTV.

Bahri Xhaferi, Drejtor i Departamentit për Pensione, ka thënë se Ministria e Financave i ka ndarë mjetet sikurse çdo muaj tjetër, por ka pasur një problem me sistemin kur janë dërguar mjetet në Bankën Qendrore të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera