Lajme

Vonesa e tragetit shkakton përleshje masive në Durrës (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 12 August 2018

Vonesa prej gjashtë orësh e targetit, ka shkaktuar përleshje masive në qytetin shqiptar të Durrësit.

Disa pasagjerë të cilët kishin blerë biletën për të udhëtuar me njërin prej targetëve, i cili udhëtonte drejt Italisë në ora 12:00, sulmuan rojet e sigurisë, pasi atyre iu desh të prisnin deri në ora 18:00.

Ajo që revoltoi jashtë mase këta pasagjerë, ishte fakti se atyre iu desh të prisnin në temperatura të larta, pa marrë ndonjë përgjigje pse po ndodhte kjo vonesë dhe së kur do të niseshin.

-Advertisement-

Njëri prej tyre filmoi gjithë atë që ndodhi dhe e publikoi në rrjetet sociale duke shkruar se kjo është siguria e anijeve italiane jashtë vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera