Von Cramon thotë se pa implementimin e Asociacionit, vështirë të ecet para
Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 12 January 2024
Eurodeputetja dhe njëherësh raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka nisur sot vizitën e saj katërditore në Kosovë, ka folur për agjendën e saj këtu, realizimin e ëndrrës së kosovarëve për të lëvizur lirshëm në shtetet e BE-së, lëvizjen e lirshme me targa RKS edhe në territorin e Serbisë, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, Asociacionin, normalizim e marrëdhënieve me Serbinë, dhe tema të tjera.
Viola von Cramon, tha se ndihet e turpëruar për atë që qytetarët e Kosovës kanë pritur kaq gjatë për liberalizimin e vizave, sepse sipas saj kriteret ishin përmbushur që në vitin 2018, ka thënë ajo për RTK.
“Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ajo tha se liberalizimi i lehtëson disa gjëra duke mundësuar që secili të ketë qasjen e njëjtë në Bashkimin Evropian, por ajo që duhet të krijomë është perspektiva ekonomike në Kosovë, e që duhet të ketë nxitje për vetëpunësim, vende pune të paguara mirë”, tha ajo.
E sa i përket vizitës së saj në Kosovë, Cramon tha se është takuar me palë të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm edhe nga opozita edhe nga qeveria, duke shtuar se është një pamje paksa e përzier dhe ka shumë rrugë për tu bërë dhe ka një lloj niveli të frustrimit, në kuptimit e gjërave që nuk po ecin në mënyrën që do të duhej të ecnin.
Ajo tha se niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes, por edhe te të drejtat që opozita i gëzon.
“Në njërën anë është një gjë e mirë, ka një shumicë stabile në parlament, në anën tjetër, megjithatë niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes por edhe të drejtat që opozita i gëzon dhe pastaj trajtimi se si ndërveprohet me opozitën dhe në këtë pikë do të thosha se gjerat do të mund të përmirësoheshin”, tha von Cramon.
Von Cramon tha se do të donte të shihte që gjërat të lëvizin drejt integrimit evropian për çka duhet më shumë angazhim e përkushtim nga ana e qeverisë.
Kurse sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, Von Cramon u shpreh se është e vështirë të parashikohet një gjë e tillë, por ajo që duhet, sipas saj, është presioni i madh nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të sigurohet që situata të tilla si ajo e Banjskës të mos përsëritën më, dhe që të shihet që edhe Serbia do ti përmbush zotimet e saj në kuptimin e njohjes.
“Ajo çfarë duam të shohim dhe po punojmë në këtë drejtim, është pranimi i Marrëveshjes së Ohrit, dhe se qasja selektive që Serbia ka zgjedhur nuk është e pranueshme”, tha ajo.
Von Cramon tha se Kosova duhet ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se pa implementimin e tij do të jetë shumë e vështirë që të ecet përpara.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...